Për të parën herë në 9 vitet e fundit Kampionia e re në NBA do të përcaktohet nga ndeshja e 7 Finale pasi Indiana Pacers mundi Oklahoma City Thunder 108-91 Finalen e 6. Një paraqitje mbresëlënëse e sulmit të Pacers që u ndihmua edhe nga 20 pikët e Obi Toppin nga pankina, i ndaloi Thunder të fitonin titullin në Indianapolis. Heroi vendas Tyrese Haliburton, që humbi ndeshjen e 5 për një dëmtim në pulpë u aktivizua për 22 minuta duke shënuar 14 pikë, dhënë 5 asists e duke rrëmbyer dy topa. Kjo fitore nënkupton se NBA do të duhet të presë edhe pak ditë deri në Finalen e 7 për të njohur kampionen e re.

Për të fundit herë kjo ndodhte në vitin 2016, kur Cleveland Cavaliers fitoi titullin e parë pas triumfit 4-3 ndaj Golden State Warriors. Oklahoma City Thunder do të press Finalen e fundit në orët e para të mëngjesit të së hënës dhe ka nevojë për një përmirësim të ndjeshëm nëse dëshiron të fitojë titullin e parë prej vitit 1979. Shai Gilgeous-Alexander shënoi 21 pikë por Thunder vuajtën gabimet në 8 gjuajtjet e para që i dhanë mundësi Pacers të shkëputej deri në 8 pikë. Ndeshja e të hënës do të jetë seria e 20 që kërkon sfidën e 7 në historinë e NBA, ku vendasit kanë triumfuar në 15 raste. Në total pas 6 ndeshjeve të zhvilluara, diferenca mes skuadrave ka ndaluar në 7 pikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.