Ka ndodhur

Pa maska në rrugë, gjobiten 361 qytetarë

361 qytetarë janë ndëshkuar nga Policia e Shtetit pasi u konstatuan pa maskat mbrojtëse. 

“Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 361 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Ndër të tjera, Policia thotë se “krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë