Lojëra me Dore

Pa flamur dhe kombësi, ish-numri 1 në botë i tenisit shpërthen në lot gjatë ndeshjes

Gazeta Si – Lotët e Viktoria Azarenkës, ish-numrit 1 në botë në tenisin e femrave, janë pasqyra e situatës dramatike pas konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës. Bjellorusja është e detyruar të garojë pa flamur dhe pa kombësi në “Indian Wells, sipas rregullave të fundit të Atp dhe Wta për sportistët rusë dhe bjellorusë.

Tenistja u llokua papritur, teksa ishte duke bërë shërbimin në ndeshjen ndaj ruses së natyralizuar si kazake, Elena Ribakina, dhe shpërtheu në lot. Ajo humbi setin e parë 6-3, pas një faulli të dyfishtë në momentin e 2-2, dhe mbuloi fytyrën me duar dhe nisi të qante. “Më vjen shumë keq”, – i tha ajo disa herë gjyqtarit.

Pasi u qetësua, 32-vjeçarja rifilloi lojën, por nuk arriti ta përmbyste rezultatin. Pas ndeshjes, kampionia bjelloruse, që mbronte finalen e arritur vitin e kaluar në turneun kalifornian, u zhduk edhe nga rrjetet sociale. Një zgjedhje, me shumë mundësi, për mbrojtje personale ajo e fshirjes së profileve të saj në Tuiter dhe Instagram, ku është aktive çdo ditë.

Edhe pse vendi i saj mbështet hapur Rusinë dhe Putinin, pas ndeshjes së parë Azarenka tregoi kurajë, duke dhënë një mesazh paqeje. “Ajo që mungon në botë është empatia. Shpresoj që njerëzit ta tregojnë atë, sepse të kujdesesh për të tjerët është e rëndësishme. Jeta kështu është dhe gjërat thelbësore të njerëzimit nuk duhet të humbin në një konflikt. Dhuna nuk justifikohet asnjëherë dhe nuk do të jetë kurrë në sytë e mi”, – tenistja 32-vjeçare. Qëndrimit të saj iu bashkua edhe kolegu rus, Andrei Rublev.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë