Departamenti i Policisë Kufitare njoftoi të shtunën se si rezultat i grupeve të kontrollit ngritur në gjithë vendin nga porti i Durrësit deri në Vlorë, janë bllokuar 20 mjete të tjera lundruese, prej tyre 16 në Vlorë dhe 4 në Durrës.
Mjetet e bllokuara janë: 10 Jet Ski, 7 skafë dhe 3 gomone.
“Shkeljet e konstatuara: lundrim/bregëzim jashtë zonës së përcaktuar, tejkalim i kapacitetit të mbajtjes së personave në bord, mosrregjistrim i pronësisë mbi mjetin lundrues dhe mungesë dokumentacioni.
Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000-100 000 lekë të rinj.
Si rezultat i monitorimit të vijës bregdetare dhe të hapësirës ujore në të gjithë vendin, me objektivin primar, garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe pushuesve, shërbimet e Departamentit të Policisë Kufitare kanë bllokuar 20 mjete të tjera lundruese, të cilat u konstatuan në paligjshmëri të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




