Një këngë e re nga Shakira, në të cilën ylli kolumbian bën një “diss” për ish-partnerin e saj Gerard Pique, ka regjistruar më shumë se 63 milionë klikime në YouTube në 24 orë, duke e bërë atë këngën latine më të klikuar në historinë e platformës.
Shakira dhe Pique u ndanë vitin e kaluar pas më shumë se një dekade dhe kanë dy fëmijë. Ish-qendërmbrojtësi, 35 vjeç, që atëherë ka filluar një lidhje me një 23-vjeçare, Clara Chía.
Në diss, një bashkëpunim me producentin argjentinas dhe DJ Bizarrap, Shakira, 45 vjeç, këndon “Unë vlej sa për dy 22-vjeçare”, duke shtuar “Ti këmbeve një Ferrari me një Twingo”.
“Unë isha jashtë ligës tënde, prandaj ti je me dikë si ti”, thotë Shakira, duke i sugjeruar edhe që të shkojë në palestër për të mbajtur trurin në formë.
Përveç fjalëve për Pique, këngëtarja përmend edhe ish-vjehrrën e saj, median dhe problemet e saj me autoritetet spanjolle që e akuzojnë atë se nuk ka paguar 14.5 milion euro taksa.
“Më ke lënë me vjehrrën si komshie, me shtypin në derë dhe një borxh për taksat”, këndon ajo.
Deri të premten në mëngjes, kënga kishte mbledhur më shumë se 63.5 milionë shikime në YouTube.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.