Shendet

Osteoartriti nuk prek vetëm të moshuarit

Këngëtari Liam Gallagher së fundmi zbuloi se vuan nga osteoartriti, duke pasur në dhimbje të madhe. Ai kishte nevojë për operacion. Shumica e njerëzve e lidhin artritin me moshën, por Gallagher është vetëm 49 vjeç.
Pra, sa e pazakontë është të zhvillosh artrit përpara moshës së vjetër? Kjo varet nga lloji i artritit.

Ndërsa ka një numër të llojeve të ndryshme të artritit, osteoartriti është më i zakonshmi. Osteoartriti mund të zhvillohet tek të rinjtë.
Një sërë faktorësh janë lidhur me zhvillimin e osteoartritit, duke përfshirë mbipeshën apo dëmtime të ndryshme. Në rastin e Gallagher, mund të lidhet me sëmundjen e Hashimotos. Një problem i tiroideve me të cilën ai u diagnostikua disa vite më parë.
Osteoartriti zhvillohet kur kërci i kockës konsumohet. Në fakt, mungesa e kërcit është mënyra se si mjekët konfirmojnë praninë e osteoartritit. Në fakt është një gjendje që prek të gjithë strukturën e kyçeve. Kështu përfshin ndryshimet në kocka dhe indet e buta, si ligamentet.

Origjina e dhimbjes që përjetojnë njerëzit me osteoartrit ka qenë e vështirë të përcaktohet. Kjo është një nga arsyet që mund të jetë e vështirë për t’u menaxhuar.
Fatkeqësisht, nuk ka kurë për osteoartritin. Për shumicën e njerëzve me osteoartrit, mbajtja funksionale e kyçit është sfida e tyre më e madhe. Disa nga gjërat që mund të ndihmojnë janë, humbja e peshës dhe ushtrimet për të forcuar muskujt mbështetës. Megjithatë, gjendja është progresive dhe për shumë njerëz i drejtohen operacionit.
Operacioni konsiston në zëvendësimin e ijeve ose kockave të gjurit.
Lidhja zëvendësuese është prej metali. Edhe kjo nyje konsumohet me kalimin e kohës. Por për shumë njerëz, mbetet e qëndrueshme dhe pas 15 apo edhe 20 vjetësh.
Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë