Gazeta Si – Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë detyrën si ushtruese e Presidentes së Republikës së Kosovës, pas përfundimit të mandatit të rregullt të Vjosa Osmani.
Pasditen e së shtunës, në Presidencë u zhvillua ceremonia zyrtare e pranim-dorëzimit të detyrës. Në një moment simbolik, Osmani i dorëzoi Haxhiut Kushtetutën e Kosovës, duke shënuar kalimin e përgjegjësive institucionale.
Vjosa Osmani ishte zgjedhur Presidente më 4 prill 2021, pas raundit të tretë të votimit në Kuvend. Në atë kohë, sigurimi i kuorumit prej 80 deputetësh u bë i mundur edhe me mbështetjen e Lidhja Demokratike e Kosovës.
Me përfundimin e mandatit të saj, drejtimi i Presidencës kalon përkohësisht te Haxhiu, deri në zgjedhjen e presidentit të ri sipas procedurave kushtetuese.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje