Kosova

Osmani takon komandantin e KFOR: Hapja e urës së Ibrit në interes të qytetarëve. Suksesi arrihet me aleatë

Nga Gazeta 'Si'-“Suksesi afatgjat e i qëndrueshëm (në hapjen e Urës së Ibrit) arrihet gjithnjë bashkë me aleatët”.

Ky është mesazhi që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duket t’i ketë dërguar qeverisë kosovare rreth hapjes së Urës së Ibrit. Osmani këtë mesazh e dha pas takimit me Komandantin e KFOR-it, Ozkan Utulash.

“Hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, e ka paralajmëruar Kosovën se rrezikon të mbetet e “vetme dhe mbrapa”, nëse nuk i dëgjon miqtë dhe aleatët e vet, pas veprimeve të saj së voni në veriun e vendit me shumicë serbe


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë