Kosova

Osmani takohet me ambasadorin amerikan, bisedojnë për zhvillimet e fundit

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Lajmi është bërë publik nga zyra e shtypit të presidencës, ku thuhet se temë diskutimi kanë qenë zhvillimet e fundit dhe bashkëpunimi midis dy shteteve.

“Është diskutuar dhe për rëndësinë e vazhdimësisë së koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë