Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media, pas takimit konsultativ që pati sot me partitë politike parlamentare.
Osmani fillimisht ka nënshkruar vendimin për të shpërndarë Kuvendin, pas dështimit të Konjucfës për të marrë mbështetjen e parlamentit për qeverinë e propozuar prej tij.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se gjatë takimit me Osmanin ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor, pasi argumentoi se vendi “ka nevojë që sa më shpejt të ketë institucione”.
Ai ka thënë se data tjetër e përmendur në takim për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme ishte 28 dhjetori. Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kërkoi që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor dhe tha se partia e tij shkon e vetme në zgjedhjet e reja.
Ndërkaq, kreu i partisë Guxo, Faton Peci, deklaroi pas takimi se partia e tij kërkon që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor, në mënyrë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të bëhet gati për procesin zgjedhor. Vendi tani tani do të shkojë në zgjedhje të reja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



