Kosova

Osmani nis konsultimet për Kuvendin e Kosovës

Nga Gazeta ‘Si’- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të fillojë konsultimet me partitë politike në përpjekje për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Për të 15-n herë më radhë, deputetët dështuan të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa partitë e tjera politike nuk përkrahin zgjedhjen e Albulena Haxhiut në pozitën e kryetares së Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë se nuk do të propozojë emër tjetër për kryeparlamentar.

Sa herë që emri i Haxhiut u hodh në votim nuk mori votat e nevojshme për t’u zgjedhur në këtë pozitë.

Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, tha se do ta shqyrtojnë ftesën e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, për takime me partitë politike për situatën në Kuvend.

“Duhet me pa se çka ka vendosur Grupi Parlamentar. Gjithsesi do të shqyrtohet ftesa.  Do të shihet se për çka është dhe do të njoftojmë”, tha shkurt Murati para seancës së sotme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë