Kosova

Osmani: Marrëveshja për të pagjeturit, arritje e madhe në dialog

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se marrëveshja për të pagjeturit është një arritje e madhe në dialogun me Serbinë.

Deklaratën, Osmani e dha në një intervistë për BBC News, Weekend Programme, ku ka folur për marrëveshjen e arritur në Bruksel.

“Unë mendoj se kjo është një nga arritjet më të mëdha të dialogut, sepse është një marrëveshje që prek direkt qytetarët tanë”, theksoi ajo, teksa shtoi se mbi 1600 familje po përpiqen maksimalisht për të gjetur të afërmit e tyre, “që janë zhdukur me forcë nga regjimi i Millosheviçit”.

Ne besojmë që janë në varreza masive në Serbi, por na nevojitej Serbia të bashkëpunonte. Tani kyçe është përmbushja e marrëveshjes.Shpresoj që Serbia t’i zbatojë këto obligime që vijnë nga ajo deklaratë”, theksoi Osmani.

Lidhur me Asociacionin për komunat me shumicë serbe, ajo qartësoi se Kosova nuk po i shmanget detyrimeve të saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë