Nga Gazeta Si – Dy skuadrat më të mira do të kërkojnë titullin evropian në Finalen e “FIBA EuroBasket 2025” në “Arena Riga”.
Pas ½ finaleve, Gjermania dhe Turqia janë dy skuadrat e vetme që fituan 8 ndeshjet e deritanishme.
Ballkanasit me shqiptarët Osmani, Spahiu dhe Osman bënë një paraqitje impresionuese përballë Greqisë të cilën e eleminuan pas shifrave 94-68.
Erxhan Osmani ishte heroi ballkanas që likujdoi Giannis Antetokounmpo-n dhe mori vlerësimet maksimale të trainerit Ataman.
I cili parashikoi një transferim të mundshëm të Osmanit në NBA. Kjo ishte finalja e dytë për Turqinë, pas asaj të vitit 2001.

Erxhan Osmani shënoi 18 nga 28 pikët e tij në pjesën e parë ndërsa Alperen Sengun shtoi 15 pikë, 12 ribaund dhe 6 asist.
Ndërkohë Gjermania mbërriti më herët në Finale pas fitores 98-86 ndaj Finlandës (me dardanin Maxhuni në përbërje).
Dennis Schroder ishte Leader-i me 26 pike e 12 asists, ndjekru nga Franz Wagner me 23 pikë.
– Kalendari i Eurobasket 2025
Finalja – 14 Shtator
Turqi vs Gjermani – 20:00 CET
Vendet 3/4
Greqi vs Finlandë – 16:00 CET
Turqia kërkon trofeun e parë në “FIBA EuroBasket”, ndërsa Gjermania për titullin e dytë pas atij të fituar në vitin 1993.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



