Kosova

Osmani: Kosova ka më shumë presion në dialog, Serbia po përkëdhelet

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se është Kosova pala e cila ka më shumë presion në dialogun Kosovë-Serbi.

E ftuar në “Radar”, Osmani ka thënë se pala serbe po përkëdhelet ndërsa Kosova po dëshmon vlerat e saj proevropiane dhe jo vetëm.

“Ka presion më shumë për Kosovën sesa për Serbinë, që është për të të ardhur keq, sepse Kosova është vend 100 për qind proamerikane, pro sundimit të ligjit, shembull i demokracisë në rajon e më tej.

Tani në raport jemi në top-treshen sa i përket zhvillimit dhe sundimit të ligjit, kurse Serbia një shtet autokratik që bashkërendit politikën e saj me Rusinë… po merret me të mirë, po përkëdhelet”, tha Osmani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë