Kosova

Osmani: Jemi të bekuar të kemi në krah aleatin tonë të përhershëm, SHBA-në

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pasi publikoi urimin e homologut të saj amerikan Joe Biden për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ka thënë “jemi të bekuar të kemi në krah aleatin tonë të përhershëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Presidenti Biden në këtë urim duartroket punën dhe përkushtimin tonë për forcimin e demokracisë dhe në luftën kundër krimit e korrupsionit, teksa kërkon që dialogu të përqendrohet në njohje reciproke. Sipas tij, në Samitin për Demokraci Kosova ka dëshmuar se është e gatshme ta ndajë përvojën me shtete të tjera, ndaj thekson se gjatë këtij viti Kosova vazhdimisht ka treguar lidership në arenën ndërkombëtare. Në urimin e tij presidenti Biden ka përsëritur faktin e lidhjes së veçantë, të cilën familja Biden e ka me vendin tonë.

Kosova është e bekuar ta ketë në krah aleatin e saj të përhershëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Zoti e bekoftë miqësinë e Kosovës me SHBA-në!”, është shprehur Osmani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë