Kosova

Osmani falenderon SHBA-të për lirimin e tre policëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lirimin e tre policëve të rrëmbyer nga Serbia.

Këto deklarata ajo i ka bërë në konferencën për media me guvernatoren e shtetit të Iowas, Kim Reynolds.

“Më lejoni të shpreh falënderimet për gjithë punën që ka bërë SHBA-ja për lirimin e tre policëve të Kosovës, të cilët po mbaheshin të rrëmbyer”, tha Osmani.

Ajo dhe Reynolds, kanë nënshkruar marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

“Sot me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, dëshmuam edhe një herë përkushtimin për fuqizimin e marrëdhënieve tona biletarale. Kjo marrëveshje do të luajë rol të rëndësishëm në arsim, tregti, bujqësi e energji. Marrëveshja do ti hap rrugë përafrimit dhe përfitimit të qytetarëve tanë. Aleanca jonë me SHBA vazhdon të jetë ekzistenciale dhe populli jonë është populli më pro-amerikan. Fuqizimi ndërkombëtar i Republikës që është anëtarësimi në BE e NATO e shohim përmes partnerëve tanë”, tha Osmani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë