Kosova

Osmani: Drafti i Asociacionit nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Nga Gazeta ‘Si’- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se takimi që ka zhvilluar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka qenë më shumë njoftues për qëndrimet e palës kosovare.

Ajo deklaroi se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga Bashkimi Evropian nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Osmani tha se drafti ka probleme të shumta të cilat ia ka adresuar edhe Sorensenit, në takimin e mbajtur në fillim të kësaj jave.

“Çështja e draftstatutit, që unë besoj se nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, as me normat e BE-së dhe KE-së dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2025 dhe një draft statut që bie ndesh me këto, nuk ka si të hyjë në fuqi dhe nuk do të kalonte teste të Gjykatës Kushtetuese”, tha Osmani në konferencë të përbashkët me homologun nga Letonia, Edgars Rinkevics.

Osmani theksoi se presin nga lidershipi i ri i BE-së të marrë parasysh kërkesat e Kosovës.

“Vlerësimi i ynë gjatë këtyre viteve të fundit është se Kosova absolutisht nuk është trajtuar në parimin e barazisë, ka qenë proces i njëanshëm i cili e ka dëmtuar edhe vetë kredibilitetin e procesit. Tani me lidershipin e ri të BE-së, shpresojmë që kjo balancë dhe barazi të kthehet në tavolinë sepse do t’i ndihmonte kredibilitetit të procesit dhe shpresojmë si rrjedhojë të ketë rezultate më pozitive”, tha Osmani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë