Treg

OSHEE: Bizneset në tensionin e mesëm të paguajnë 18.8 lekë/kwh tarifë për janarin

OSHEE i ka propozuar Entit Rregullator të Energjisë që për janarin, bizneset të pagujnë 18.8 lekë/kwh.

Janë 7.440 biznese të lidhura në tensionin e mesëm 20, 10,  6 kilovat që përfshihen në këtë propozim.

Më herë, Ministria kishte deklaruar se çmimi do të luhatet nga 18-22 lekë.

Bizneset janë tashmë pjesë e liberalizimit të pjesshëm dhe mund të marrin energji direkt nga kompanitë publike me çmime preferenciale.

Kjo nismë u propozua nga qeveria duke shpresuar se kështu do të nxitet ulja e çmimit të energjisë, të paktën deri në qershor 2022 dhe më pas bizneset mund të jenë plotësisht në treg të lirë.

Ndërkohë bizneset e tjera që kanë dalë më herët në tregun e lirë siç janë ato në 35 kilovolt po vazhdojnë të furnizohen me çmimet reale që rezultojnë nga ankandet të cilat janë më të larta, mbi 30 lekë/kwh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë