Politike

OSBE: Të gatshëm të angazhohemi me gjithë aktorët për reformën zgjedhore 

Prezenca e OSBE në Shqipëri është e gatshme të japë kontributin e saj në kuadër të reformës zgjedhore.   

“Jemi të lumtur të shohim që reforma zgjedhore është në qendër të debatit politik. OSBE në Shqipëri qëndron e gatshme të ndihmojë në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe në mundësimin e votimit nga jashtë vendit.

Mezi presim të angazhohemi menjëherë me të gjithë aktorët për të arritur synimet e përbashkëta dhe për të rritur integritetin e procesit zgjedhor, në kohë për zgjedhjet e ardhshme” thuhet në njoftimin për shtyp të OSBE.

Më herët PD-ja zyrtare e Lulzim Bashës kërkoi konsensus për listat e hapura dhe përfshirjen e votës së diasporës.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha një ditë më parë se reforma zgjedhore mund të realizohet edhe ne mënyrë të njëanshme mjafton që të sigurojë me disa deputete te opozitës kuorimin prej 84 votash


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë