Për ngjarjet e ditëve të fundit në vendin tonë ka reaguar edhe OSBE me një qëndrim zyrtar, ku dënohen aktet e dhunës gjatë protestave në kryeqytet. Në këtë qëndrim, pasi shprehet besimi se vdekja e Klodian Rashës do të hetohet si duhet, i mëshohet faktit se rendi publik është në themel të demokracisë.
“Ligjshmëria dhe rendi publik janë në themel të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh keqardhjen e saj të thellë për vdekjen e Klodian Rashës dhe besimin se ajo do hetohet si duhet.
Mendimet dhe lutjet tona janë për familjen e tij. Tani, ne bëjmë thirrje për përmbajtje nga çdo lloj dhune dhe që të lejohet ligji të veprojë”. Ky është qëndrimi i OSBE-së. Një qëndrim i qartë se duhet lejuar ligji të veprojë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




