Ushqim

Orizi përmban arsenik dhe është i dëmshëm

Orizi është një nga ushqimet më të njohura dhe të përdorura në botë, por pak e dinë se në oriz ka sasi të konsiderueshme arseniku.
A e bën orizin të keq për shëndetin ky fakt?
Arseniku është një lëndë natyrale që gjendet në ajër, ujë dhe tokë, kështu që fakti që është në oriz nuk është plotësisht alarmant.
Gjithashtu ai mund të jetë rezultat i veprimtarisë njerëzore, siç është miniera ose përdorimi i pesticideve të caktuara.
Pse orizi ka arsenik në të? Arseniku ndodh natyrshëm në tokë dhe në sasi shumë të ulëta nuk është vdekjeprurëse për njerëzit. Por egziston një lloj arseniku inorganik i cili  klasifikohet si kancerogjen i kategorisë së parë nga BE, që do të thotë se dihet se shkakton kancer tek njerëzit. Për shkak se arseniku ekziston në tokë, sasi të vogla mund të futen në ushqim, megjithëse në përgjithësi këto nivele janë aq të ulta sa nuk janë shkak për shqetësim përveç orizit, i cili dhe nga mënyra si rritet, bën që të përmbajë rreth 10-20 herë më shumë arsenik sesa ushqimet e tjera.
 Një studim i fundit i Universitetit të Sheffield zbuloi se një pjesë e konsiderueshme e orizit të gjetur në supermarkete përmban arsenik mbi rregulloret e BE-së.
 Hulumtimi i botuar në revistën “Ecotoxicology and Safety” zbuloi se 28 nga 55 mostra përmbanin më shumë se 0.10mg arsenik për kilogram. Produktet me bazë orizi përdoren zakonisht për fëmijët në momentin që prindërit i fillojnë ushqyerjen për shkak të përfitimeve të tjera ushqyese dhe potencialit të ulët alergjik dhe sipas Autoritetit Europian të Sigurisë së Ushqimit, fëmijët janë dy deri tre herë më të ndjeshëm ndaj arsenikut sesa të rriturit, për shkak të peshës së trupit.
 Ndërsa kërcënimi i arsenikut në oriz nuk është tepër i madh për shëndetin tuaj të përditshëm nëse hani  oriz në sasi të vogla. Nëse jeni një dashamirës i madh i orizit, mund ta zëvendësoni me bulgur, elb apo quinoa të cilët kanë një nivel më të ulët arseniku sesa orizi.
Burimi:Express\Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë