Futboll

Orges Shehi konfirmohet edhe për një sezon në krye të Tiranës

Gazeta Si – Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës me trajnerin Orges Shehi. Me një njoftim në faqen e saj zyrtare, Tirana bën me dije se Shehi do të qëndrojë edhe për një sezon.

“Orges Shehi do të vijojë të jetë pjesë e bardhebluve edhe në sezonin e ri. Tekniku dhe presidenca kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit.

Tirana konfirmon Shehin. Gazeta Si, 1 qershor 2022

Puna e mirë, karriera e pasur, fitimi i titullit të 26-të të klubit edhe i pari i tij personal si trajner, e mbajnë Shehin në krye të stolit bardheblu edhe sezonin e ardhshëm”, – shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Gjatë javëve të fundit ka pasur zëra për një largim të trajnerit Orges Shehi drejt Kosovës. Presidenti Refik Halili donte që trajneri durrsak të qëndronte dhe tashmë nuk ka më dilema.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë