Ka ndodhur

Organizonte lojëra fati, pranga 46-vjeçarit në Poliçan

Një pronar lokali është arrestuar në Poliçan pasi organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit.

Policia thotë se është arrestuar 46-vjeçari Xh. L, teksa i janë sekuestruar një sasi lekësh dhe një aparat celular.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. L., 46 vjeç, banues në Poliçan, pasi është kapur në ambientet e lokalit të tij duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të pa lejuara”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë