Ka ndodhur

Organizonte lojëra fati, në pranga administratori i lokalit në Lushnjë

Administratori i një lokali në Lushnjë është arrestuar me akuzën se ka organizuar lojëra fati të paligjshme në lokal. Në prangat e policisë ka rënë Klodjan Dervishi, 27 vjeç, banues në Lushnjë.

Policia ka sekuestruar pajisjet elektronike që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti. Gjatë kontrollit në lokalin e marrë me qira nga i riu, u gjetën dhe u sekuestruan 4 aparatura të lojërave të fatit, 1 laptop, 2 tableta dhe 7 televizorë, që shërbenin për ushtrimin e aktivitetit të  kundërligjshëm të lojërave të fatit.  

Ndaj 27-vjeçarit, rëndon akuza për veprat penale "Organizim i lotarive të palejuara" dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë