Ka ndodhur

Organizonte lojëra fati dhe shpërndante kokainë, arrestohet pronari i lokalit në Korçë

Nga Gazeta ‘Si’- Një 57-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi kishte përshtatur lokalin  e tij për organizimin e lojërave të paligjshme të fatit si dhe për shitje dhe konsum droge.

Ndërkohë 14 persona që gjendeshin në lokal janë vënë nën hetim për veprën penale “moskallëzim krimi” dhe 3 tjerë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pasi tentuan të fshihnin provat.

Ndërkohë ka nisur hetim disiplinor për një punonjës policie, pasi ishte prezent në lokal dhe nuk ka përmbushur detyrimet që rrjedhin nga ushtrimi i detyrës.

Në lokal policia gjeti dhe sekuestroi 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë, një sasi monetare në lekë, euro, paund dhe lira turke, një automjet, 8 celularë, letra bixhozi dhe çipsa që shërbejnë për ushtrimin e lojërave të fatit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë