Nga Gazeta 'Si'- 29 persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim si rezultat i operacionit kundër lojërave të fatit (poker dhe baste sportive online) në zona të ndryshme të Tiranës.
Policia thotë se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, 33 aparate celulare dhe pajisje të ndryshme kompjuterike.
Siç shihet edhe në video, në momentin e ndërhyrjes të Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", një pjesë e të arrestuarve janë ‘kapur mat’ në tavolinë ndërsa luanin poker. Operacioni i koduar ‘Bad spin’ u finalizua nga sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, nërsa një person tjetër është shpallur në kërkim.
"Në pranga ranë 29 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:
K. K., 31 vjeç, K. Gj., 28 vjeç, F. L., 28 vjeç, I. D., 52 vjeç, E. H., 28 vjeç, B. A., 53 vjeç, E. P., 29 vjeç, D. K., 28 vjeç, M. K., 41 vjeç, Xh. M., 32 vjeç, A. P., 31 vjeç, A. B., 32 vjeç, A. R., 29 vjeç, Sh. M., 40 vjeç, Sh. Ç., 31 vjeç, N. R., 28 vjeç, D. L., 45 vjeç, M. B., 52 vjeç, A. M., 58 vjeç, B. P., 54 vjeç, K. D., 18 vjeç, R. T., 18 vjeç, D. T., 36 vjeç, E. M., 19 vjeç, E. M., 21 vjeç, E. L., 37 vjeç, T. I., 37 vjeç, D. K., 33 vjeç, dhe G. H., 54 vjeç.
Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit me iniciale T. Sh. (L), i dyshuar i implikuar në këtë veprimtari", thuhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.