Ngjarje

Organizonin lojëra fati në Farkë dhe Vaqarr, shpallen në kërkim dy kinezë, procedohen katër të tjerë

Nga Gazeta ‘SI’ – Policia e Tiranës ka zbuluar dy ambiente të përshtatura për organizimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, ndërsa ka proceduar katër shtetas dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

“Në vijim të veprimeve për këto dy raste, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit B. D., 65 vjeç; R. L., 33 vjeç; L. M., 63 vjeç; dhe G. Ch., 43 vjeç (shtetas kinez), si dhe u shpallën në kërkim dy shtetas kinezë, W. Zh. dhe Y. L. Punohet për kapjen e tyre”, njofton policia.

Nga këto ambiente janë sekuestruar 34 njësi kompjuterike, 10 laptopë dhe 2 celularë.

Policia bën me dije se në operacionin e koduar “Jackpot”, pajisjet janë gjetur gjatë kontrolleve në dy ambiente të ndryshme, në Mjull-Bathore dhe në Vaqarr. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë