Tre shtetas (pronari i lokalit dhe dy bashkëpunëtorët e tij), janë arrestuar në flagrancë me akuzën e organizimit të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme.
Gjatë operacionit të koduar “Fati i lojërave”, është sekuestruar një tavolinë pokeri, çipsa, letra që shërbenin për lojërat e fatit dhe një shumë eurosh.
Të dyshuarit, janë ndaluar një bar-kafe të paregjistruar në organet tatimore në disponim të shtetasit M.S., në lagjen “Partizani” të Shkodrës.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë edhe 9 shtetas të tjerë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit”, pasi u gjetën në ambientet e lokalit duke luajtur lojëra fati të kundraligjshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




