Ka ndodhur

Organizonin lojëra fati, arrestohen dy administratorë lokalesh në Lezhë

Ddy administratorë lokalesh, janë arrestuar në Lezhë, pasi janë konstatuar se organizonin aktivitetin e lojërave të fatit, i cili konsiderohet i paligjshëm.

Policia thotë se janë prangosur Idriz Kaloçi 38 vjeç dhe Meqan Mlika, 27 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg” , Lezhë.

Këta të fundit janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë, në ambientet e subjekteve të tyre, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, me anë të aplikacioneve në celularë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë