Irena Beqiraj

Organizatat jofitimpurëse një akt propagande i progresivizmit modern!


 Akti i emërtimit është gjithmonë një formë propagande, pasi emertimi jo gjithmonë përshkruan në mënyrë të përsosur qëllimin, por përkundrazi shpesh përpiqet të ndikojë në mënyrën se si ky qëllim  perceptohet. Emërtimi ”jofitimprurëse” pas fjalës organizatë është po ashtu një akt propagande i “progresivizmit" modern.

 Përdorimi i fjalës “jofitimprurëse", fton shoqërinë të mendojë se një  organizatë e tillë po punon për të mirën publike; se ajo u shërben të pamudurve edhe mbron më të dobëtit, ekziston vëtëm për të mirën dhe përmirësimin e artit, kulturës, edukimit,  pra për mirëqënien e shoqërisë në përgjithësi.

Përdorimi i fjalës "jofitimprurëse" tenton të krjojë menjëherë një ndjesi se organizata është e besueshme dhe njerëzit që e drejtojnë atë udhëhiqen nga  qëllime aspak të lidhura me përfitimitln përsonal por veç me përfitimet kolektive. Emërtimi” jo fitimprurëse”, të çarmatosë nga çdo aftësi kritike apo dyshim ndaj  organizatës pasi i vesh asaj një status moral të menjëhershëm dhe të pa të metë. Rrjedhimisht, ato nuk kanë asgjë të përbashkët me lakminë për përfitime që mbizotëron format e tjera të organizimeve private.

Por, që prej vitit 1867 kur në Amerikë u krijua organizata e parë moderne jofitimprurëse  “Fondi i Arsimit Peabody", organizatat jofitimprurëse nuk kanë qenë gjithmonë nukla të pakorruptuara në shërbim të së mirës publike.

 Historiku i tyre ka treguar se lakmia dhe korrupsioni mund të fshihen pas një emri të pafajshëm, veçanërisht kur emri ngjall emocione pozitive në publikun e gjerë.

Për shembull, në San Francisco, gjatë dy dekadave ju dhanë me dhjetëra miliona dollarë një organizatë jofitimprurëse të quajtur “Këshilli i Bashkuar i Shërbimeve Njerëzore”; drejtuesja e së cilës shpenzoi shuma të mëdha parash në  mënyrë krejtësisht të paligjshme, duke blerë të paktën pesë automjete për veten dhe anëtarët e familjes dhe plot bizhuteri të shtrenjta. Ajo gjithashtu lejoi njëzet prej miqve,antarëve të familjes dhe punonjësve të saj të merrnin apartamente të subvencionuara nga qeveria, të cilat ishin menduar të përdoreshin si strehim për qytetarët me të ardhura të ulëta. 

Por organizatat jofitimprurëse nuk kanë lulëzuar vetëm si një marifet marketingu, ku një gënjeshtër që gjeneron para mund të duket më e pranueshme se një e vërtetë që të lë pa to.  Toka pjellore që i ka ushqyer edhe forcuar  kompekset  gjigande të organizatave  jofitimprurëse ka qenë progresivizmi modern. Progresivizmi modern i të majtëve të sotëm nuk ka asgjë të përbashkët me lëvizjet progresiste të shekullit të kaluar. Progresivizmi modern i vajzave edhe djemve të edukuar në perëndim  i cili pretendon se e mira kolektive arrihet më lehtë me anë të oganizatave jofitimprurëse ( të cilat shpesh financohen me para të taksapaguesve), ka atrofizuar aftësitë e qeverisë për të ofruar dhe siguruar të mirën publike, artin, kulturën etj; ka krjuar një mjedis ku konflikti interesit edhe  trafiku i influencave ka qënë normë; ka shtrembëruar  konkurencës duke krijuar sekte të mbyllura rreth pushtetit , ose grupe "profesionistësh të pakonkurueshëm" që shpesh preferojnë ta quajnë veten elita.

Në emër të po këtij progresivizmi “socialistët” privatizuan shërbimet qeveritare dhe organizata të panumërta me emrin sugjestionues "jofitimprurëse" mbinë si kërpudhat pas shiut vetëm për përfitimin e ideatorëve të tyre.

 E pra realitetet e politikës moderne urbane kanë krjuar emertime që janë terma marketingu propagandistike dhe si të tilla  jo domosdoshmërisht janë një përfaqësim i saktë i asaj që ka ndodhur .

Por në çdo rast Gëte e ka një frazë shfaqësuese më të fortë se çdo justifikim:

 “Kohë të marra jetova edhe vet nuk mungova të bëja marrëzira siç i kërkonte koha”


Copyright © Gazeta “Si”