Nëpërmjet një peticioni drejtuar Kryeministrit Edi Rama, Organizata të shoqërisë civile, ekspertë dhe përfaqësues nga komuniteti lokal kanë kërkuar anulimin e ndërtimit të HEC-ve në Lumin Bushtricë që gjendet në brendësi të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.
“Bërja publike e kësaj çështjeje i ndihmon përpjekjet tona për të siguruar më tepër mbështetje, me qëllim anulimin e këtyre planeve që bien ndesh me ligjin nr. 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura”, si dhe një sërë konventash ndërkombëtare për ruajtjen e natyrës”, shkruan PPNEA (Qendra për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror në Shqipëri).
“Lumi Bushtricë buron në zonën UNESCO listuar së fundmi si pjesë e trashëgimisë botërore për pyjet e vjetra të ahut”, shkruhet në peticionin drejtuar Ramës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



