Kosova

Orban: Vuçiç më njoftoi për lirimin e tre policëve. E vlerësojmë shumë këtë hap

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka përshëndetur vendimin për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin arrestuar nga forcat serbe me 14 qershor.

Orban përmes një postimi në Twitter, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç, e ka informuar për lirimin e tre policëve.

“Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç sapo më njoftoi se në përputhje me kërkesën e bërë në takimin tonë javën e kaluar, autoritetet serbe së shpejti do t’i lirojnë nga paraburgimi tre policët e Kosovës të arrestuar më parë. E vlerësojmë shumë hapin e presidentit Vuçiç”, ka thënë ai.

Tre policët e Kosovës ishin arrestuar më 14 qershor brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe. Sot ata kanë dalë para trupit gjykuese në Kralevë, ku edhe është marrë vendimi për lirimin e tyre. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë