Hungaria ka vendosur të tërhiqet nga një bankë investimesh ruse, IIB e bazuar në Budapest dhe e sanksionuar nga SHBA, në një kthesë të papritur për Viktor Orbán pas presionit të shtuar nga Uashingtoni për të shkëputur lidhjet e tij me Moskën.
Qeveria hungareze mori vendimin një ditë pasi SHBA e vendosi bankën në listën e saj të sanksioneve, lidhur me sanksionet ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë. Thesari amerikan tha se banka i lejon Kremlinit të rrisë prezencën e vet në Europë dhe të zhvillojë aktivitetet keqdashëse në rajon.
Qeveria “diskutoi situatën dhe gjeti se ndonëse banka ishte e rëdësishme në Europën Lindore, aktiviteti nuk ka më rëndësi kur SHBA e sanksionon”, tha ministria e Ekonomisë atje.
“Prandaj, qeveria po tërheq personat që mbajnë poste në Bankën Ndërkombëtare të Investimeve dhe të deleguar nga shteti hungarez, si dhe po tërhiqet nga organizata ndërkombëtare financiare”, – thuhet në deklaratë.
Vende të tjera në rajon, duke përfshirë Republikën Çeke dhe Bullgarinë, u larguan nga IIB menjëherë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, me Hungarinë penguesin e fundit evropian.
David Pressman, ambasadori i SHBA-së në Budapest, mbajti një konferencë të rrallë shtypi të mërkurën, në të cilën ai kritikoi Orbanin për afërsinë e tij të vazhdueshme me presidentin rus Vladimir Putin dhe tha se administrata e Bidenit i kishte kërkuar në mënyrë të përsëritur që të ndërpresë lidhjet me IIB. Qeveria hungareze ishte kundërpërgjigjur se nuk do t’i nënshtrohej presionit, përfshirë edhe nga aleatët e saj – një qëndrim që e ndryshoi në më pak se 24 orë.
Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó udhëtoi në Moskë në fillim të kësaj jave për vizitën e katërt zyrtare që nga fillimi i pushtimit rus për të siguruar furnizime shtesë me gaz nga Moska – një marrëdhënie që presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e ka përshkruar si ndihmesë për financim të luftës.
Marrëdhëniet SHBA-Hungari ishin të tensionuara edhe para konfliktit, pasi administrata Biden kritikoi Budapestin për erozionin e normave demokratike dhe lirive civile. Por lidhjet e Orbanit me Putinin, taktikat e tij për të vonuar sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe dhënien e përjashtimeve për Hungarinë për të vazhduar importimin e naftës dhe gazit rus, si dhe hezitimi i tij për të dërguar ndonjë ndihmë ushtarake në Ukrainë, i kanë larguar liderët hungarez dhe amerikanë. .
Ndërsa kthesa e rrallë në drejtim të kundërt sinjalizon njëfarë gatishmërie nga ana e Orbanit për t’u rikthyer në grup, vendimi për të lënë IIB nuk do të thotë automatikisht se banka do të detyrohet të kërkojë një vendndodhje të re për selinë e saj.
Një nënkryetar i IIB, Imre Laszlóczki, u shtua gjithashtu në listën e sanksioneve të SHBA të mërkurën. Laszlóczki, u trajnua si diplomat në Moskë në vitet 1980 dhe kaloi të gjithë karrierën e tij në shërbimin e jashtëm hungarez, së fundmi si koordinator për marrëdhëniet lindore, derisa u bashkua me IIB.
Kur mori detyrën, Laszlóczki i tha uebsajtit lokal të lajmeve HVG se banka ishte “pak edhe fëmija ynë. Është një gjë e madhe të kesh një bankë të tillë investimi në Hungari… Detyra ime është ta bëj atë sa më europiane”./FinancialTimes
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje