Treg

Optimizëm i ri për industrinë e modës

Pas një periudhe të vështirë, a po rimëkëmbet industria e modës? Gjërat po shkojnë mirë, por përmirësimi mund të mos jetë i barabartë në të gjitha vendet, thotë raporti i Shtetit për Modën për këtë vit.

trendet e 2018-es
Trendet e 2018-es

Ka një pranim gjithpërfshirës se 2016 ishte një nga vitet më sfidues që industria e modës ka njohur ndonjëherë. Por tani po shohim rreze shprese: drejtuesit ekzekutivë raportojnë optimizëm (madje edhe mes pasigurisë) dhe Indeksi Botëror i Modës McKinsey parashikon rritjen e shitjeve të industrisë në pothuajse trefishin mes 2016-ës dhe 2018-ës, nga 1.5 përqind në 3.5 deri 4.5 përqind. Tregjet emergjente mbeten një burim thelbësor i kësaj rritjeje; në fakt, në 2018, për të parën herë, më shumë se gjysma e shitjeve të veshjeve dhe këpucëve do të dalin jashtë Europës dhe Amerikës së Veriut.

Këto janë disa prej gjetjeve të dala prej Raportit të Shtetit për Modën, i shkruar në bashkëpunim me  Business of Fashion (BoF)  me qëllim eksplorimin e ekosistemit të fragmentarizuar dhe kompleks të industrisë. Raporti i parë vitin e kaluar, hodhi themelet për hulumtime dhe analiza rigoroze të thella, duke u fokusuar në temat, çështjet dhe mundësitë që ndikojnë në sektorin dhe performancën e tij. Këtë vit po shihen shenja të vërteta të ndryshimit.

Parashikimi i rritjes së industrisë së Modës sipas rajoneve dhe kategorive

Edhe pse industrua e Modës duket në përmirësim, rimëkëmbja nuk ndihet në mënyrë të barabartë në të gjithë globin. Në fakt, viti 2017 sinjalizoi fundin e një epoke, pasi Perëndimi nuk do të jetë më bastioni global për shitjet e modës - më shumë se gjysma e shitjeve të veshjeve dhe këpucëve do të dalin jashtë Evropës dhe Amerikës së Veriut. Burimet kryesore të rritjes janë vendet në zhvillim të Azisë, Paqësorit, Amerikës Latine dhe rajoneve të tjera; ato parashikohen të rriten me ritme që variojnë midis 5 dhe 7.5 përqind në 2018. Ndërkohë, perspektiva ekonomike në pjesën e zhvilluar të Europës është e qëndrueshme dhe rritja e shitjeve të industrisë së modës gjithashtu pritet të mbetet në një nivel modest por të qëndrueshëm mes 2 deri në 3 për qind. Në Amerikën e Veriut, ndërkohë që besimi i përgjithshëm i konsumatorëve është i fortë, ndikimi i ndryshimeve të politikave është i pasigurtë dhe presionet, korrigjimet e tregut dhe mbylljet e dyqaneve vazhdojnë.

Në këtë situatë parashikohet një rritje modeste nga1 në 2 për qind. Jo më kot, kjo ndarje rajonale reflektohet në ndjenjat e drejtuesve të modës, pasi të pyeturit nga Anketa Globale e Biznesit të Modës BoF-McKinsey në vendet në zhvillim kanë opinione më optimiste në lidhje me zhvillimin e industrisë së modës në vitin 2018 sesa homologët e tyre europianë apo të Amerikës së Veriut.

Parashikimi për industrinë e Modës varion gjithashtu edhe në segmente të vlerave të ndryshme. Industria vazhdon të polarizojë: konsumatorët po i largohen pikave të bizneseve të mesme të modës edhe pse në to segmentet e vlerave të luksit po ulin çmimet me shpejtësi. Çantat e dorës dhe valixhet, disa orë specifike dhe bizhuteri, po kthehen ngadalë në vlerat e tyre historike, të nxitura nga kërkesa e Azisë dhe Pqësorit. Veshjet sportive janë e vetmja kategori ku normat rekord të rritjes do të ngadalësoohen lehtë në 2018, pasi trendi i "athleisure" ka arritur kulmin e saj në disa tregje të zhvilluara. Megjithatë, kjo pritet të jetë ende kategoria me rritje më të shpejtë, me kërkesë të vazhdueshme të fortë në shumë tregje.

Ndryshime në radhët e konsumatorëve

Këto zhvillime ndodhin në të njëjtën kohë kur industria e modës po kalon nëpër transformime të ndryshme. Konsumatorët e zakonshëm (mainstream) po lëvizin në një fazë vendimtare të adoptimit digjital dhe shitjet online të veshjeve e këpucëve parashikohet të rriten me shpejtësi. Konsumatorët në Azinë Juglindore shpenzojnë mesatarisht rreth tetë orë në ditë online. Ngushëllimi i blerësit moderrn në internet ka krijuar një udhëtim të ndërlikuar të konsumatorëve mes pikëtakimeve të tregjeve on line dhe off line. Por, pavarësisht nga vendtakimet, konsumatorët presin një përvojë të vazhdueshme të markës nëpër të gjitha kanalet e shitjes. Konsumatorët gjithashtu kanë shpresa më të larta për përvojën e klientit dhe shqyrtojnë lehtësinë, çmimin, cilësinë dhe novacionin.

Kompanitë e para digjitale si Alibaba, Amazon, Net-a-Porter, dhe Zappos vazhdojnë të detyrojnë kompanitë e modës të ofrojnë një përvojë edhe më të madhe në lidhje me cilësinë e lartë (premium). Shumë konsumatorë sot presin funksionalitet të përsosur dhe mbështetje të menjëhershme në çdo kohë, së bashku me kohën e shpejtë të shpërndarjes kur lojtarët vazhdimisht konkurrojnë për të përshpejtuar produktet.

Vëmendja e klientëve është e përqëndruar edhe në kanalet e reja. Kjo ka një ndikim të thellë pasi vendimet e blerjes janë të ndikuara nga mediat sociale, përshtypjet e klientëve të tjerë që e kanë blerë produktin më parë, influencues të marketingut, marketingu tradicional, dhe madje edhe vetë shumë blerje bëhen mes konsumatorë-konsumatorë. Me informacionin dhe lehtësinë e krahasimit, konsumatorët millennials po bëhen më pak besnikë ndaj markave, dy të tretat thonë se janë të gatshëm të ndërrojnë markat për një zbritje prej 30 për qind ose më shumë. Blerësit gjithashtu po bëhen më selektivë.

Gjithnjë e më shumë, ata i bazojnë vendimet e tyre të blerjes nëse praktikat dhe misioni i një kompanie përputhen me vlerat e tyre - ndërsa në të njëjtën kohë ata janë shumë të ndjeshëm ndaj çmimeve.

Pra, konsumatorët i presin të gjitha: lehtësinë, cilësinë, orientimin e vlerave, novacionin dhe çmimin. Në përgjigje, lojtarët kryesorë të modës janë duke ofruar modele të reja biznesi, duke përdorur njohuri të grimcave të klientit si një burim i diferencimit dhe duke shtyrë kufijtë e kohëve të shkuara në treg. Shitjet e sektorit tradicional të modës së shpejtë janë rritur me më shumë se 20 për qind gjatë tre viteve të fundit dhe lojtarët e rinj në internet po fitojnë terren. Për të mbajtur ritmin, lojtarët e vjetër kryesorë të modës po përshpejtojnë punën e tyre nga dizajni në raft. Kjo "nevojë për shpejtësi" është nxitur pjesërisht nga mediat sociale që përshpejtojnë lëvizjen e tendencave të modës tek masat dhe nga udhëheqësit e industrisë duke përdorur analiza dhe njohuri të konsumatorëve për të përmbushur më mirë nevojat e klientëve për të rritur reagimin.

Por shpejtësia dhe fleksibiliteti përkthehen në kompleksitet të shtuar. Shkurtimi i kohëzgjatjes kërkon ndryshime të mëdha në modelin tradicional të biznesit dhe në zinxhirin e furnizimit, dhe zhvendosjen e vëmendjes  në një model të përqëndruar tek  klientët. Tradicionalët (të mbeturit mbrapa) përballen me rritjen e rrezikut të modës dhe inventarit të tepërt nëse nuk përputhen me kërkesat e konsumatorëve. Të shkathtit, ata që po i përshtaten kohës,  po ndërtojnë zinxhirë furnizimi të shpejtë të mbështetura në reagime të kualitetit të lartë të konsumatorit, me furnizimin në kohë reale si rezultat i "testimit dhe mësimit" dhe analizës së të dhënave.

Në dritën e të gjithë këtij ndryshimi, hendeku i performancës midis frontrunners (të shkathtëve) dhe laggards (të mbeturve mbrapa) vazhdon të zgjerohet: nga viti 2005 deri në 2015, 20 përqindshi kryesor i kompanive të modës kontriboi 100 përqind në fitimin ekonomik të të gjithë industrisë; në vitin 2016, kontributi i 20 përqindëshit u rrit në 144 përqind.

Sfidat e një industrie që është në ndryshim rrënjësor përherë e më shumë dhe një mjedisi të vazhdueshëm të paparashikuar makroekonomik ka bërë që lojtarët e modës të bëhen më të fortë. Lojtarët e industrisë po pranojnë paparashikueshmërinë si normë të re, dhe drejtuesit e modës do të përgjigjen duke u fokusuar në energjinë e tyre në përmirësimin e asaj që është brenda kontrollit të tyre. Për ata që janë të gatshëm për të ndihmuar në dizajnimin e tipareve të reja të sistemit moderrn të modës, mundësitë për t'u lidhur me të vërtetë me konsumatorët e modës anembanë globit nuk kanë qenë kurrë më të mëdha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë