Nga takimi me vajzat dhe gratë socialiste në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama mori meritat e Reformës në Drejtësi, teksa tha se “vendit i duhet një drejtësi e çliruar nga politika”.
Ai vlerësoi kryeprokurorin Altin Dumani dhe tha se gjatë qeverisjes socialiste dhe pas reformës, “kanë dalë për herë të parë para drejtësisë persona me pushtet”.
“Altin Dumani është një prokuror me integritet dhe kurajoz. Meriton të gjithë respektin dhe solidaritetin për të gjitha ato sulmet që i bëjnë. Por, çështja është që Dumani nuk erdhi nga hëna këto 3-4 vite. Ishte në Tiranë dhe prej vitesh punonte prokuror”, tha Rama, duke shtuar se prandaj e morën vendimin që punët e drejtësisë t’ia linin drejtësisë.
“Na duhet një drejtësi e çliruar nga politika që të godasë majtas dhe djathtas. Për kë e kisha majtas unë? Për stamodumon? Jo vetëm që unë nuk kam asnjë kompleks kur këta çyryk përpiqen të manipulojnë popullin që gjysma e qeverisë është në burg, edhe sikur të ishte gjysma do ishte arsye për t’u ndier i turpëruar apo për t’u ndjerë kryelartë para jush para popullit kur thosha më jepni timonin që të lejoj të tjerët të bëjnë drejtësi!”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.