Bota

Opozita serbe: Nuk ka bisedime me Vuçiçin, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për krizën

Nënkryetari i Partisë së Demokratike të Serbisë, Predrag Marseniç deklaroi se nuk ka bisedime me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza.

Marseniç u shpreh se Vuçiç humbi legjitimitetin si president kur pranoi planin evropian për Kosovën, që sipas tij, shkel Kushtetutën dhe njohu pavarësinë e Kosovës, shkruan Nova.

“Për ne ai praktikisht nuk është më president i Serbisë. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për të dalë nga kjo krizë”, theksoi ai.

Kur u pyet nëse do të shkonte në protesta, u përgjigj pozitivisht.

“Po, mendoj se kam qenë vetëm një herë. Pothuajse të gjithë nga partia shkojmë në protesta, madje i kemi bërë thirrje përmes rrjeteve sociale. Populli doli në rrugë me justifikim të plotë”, përfundoi Marseniç.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë