Politike

Opozita protestë para bashkisë, Tedi Blushi: Mos na provokoni! Arrestimet politike i urdhëron Edi Rama

Nga Gazeta ‘Si’- Në protestën e opozitës të mbajtur para bashkisë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se vijat e kuqe janë kaluar dhe bëri thirrje për më shumë organizim opozitar.

“I bëj thirrje këtyre horrave që i kanë futur në burg për të provokuar Ilir Metën. Mos na provokoni t’ju japim një përgjigje si shqiptar. Dhe ju e dini përgjigjen që i japin armiqve të këtij vendi”, tha Blushi.

Sipas tij, arrestimet politike po i urdhëron Edi Rama.

“Është e qartë që burgosja politike e Presidentit të PL, e liderit të PD është bërë pa fakte, pa prova dhe pa dëshmi. Madje më e rëndë akoma, edhe më ironik është fakti që këto akuza janë ngritur mbi krime që ka bërë vetë Edi Rama. Vijat e kuqe janë kaluar dhe është koha e aksionit.  Është koha të organizohemi më shumë se kurrë. I bëj thirrje këtyre horrave që i kanë futur në burg për të provokuar Ilir Metën. Mos na provokoni t’ju japim një përgjigje si shqiptar. Dhe ju e dini përgjigjen që i japin armiqve të këtij vendi.

Është shumë e vërtetë se koha e fjalëve ka mbaruar. Dumani është një qenie pa shtyllë kurrizore, sot është një xhelat për llogari të Edi Ramës. Sepse mendojnë se duke izoluar politikisht Ramën dhe Metën të fitojnë zgjedhjet e ardhshme. Është koha të organizohemi me fort se kurrë. Ndaj të bëhemi gati e të përballemi me këtë bandë horrash”, deklaroi ai.

Ndërkohë kreu i këshilltarëve të opozitës në Bashkinë e Tiranë, Dorian Teliti deklaroi se drejtësia “duhet të shkojë tek abuzimet e pushtetarëve qëndrorë e lokalë, dhe jo të mabjë në burg me dosje të stisura liderët e opozitës.”

“Me të drejtë jeni ankuar për betonizimin e Tiranë. Po s’keni parë gjë akoma, të dhënat e stafit të Veliajt të betonit kanë zyrtarizuar se në 9 muajt e parë janë dhënë 3.2 herë më shumë m2 leje ndërtimi. Të mbinë në sheshet e Tiranës, hapësirat, parqe dhe lulishtet e Tiranës, ndërtimet. Këto janë gjëra që duhet të merret drejtësia e prokuroria e jo të sajojë akuza të rreme për drejtuesit e opozitës. Jo të mbajë në arrest shtëpie Berishën, por të merret me ata që bëjnë në Tiranë shkatërime.

Me këto gjëra duhet të merret prokuroria e gjykata, me vjedhjet, mashtrimet e abuzimet. Për 5D, që ende s’kanë thënë asgjë, 132 mln euro për inceneratorin e Tiranës. Me këto të merren e jo me akuza false për drejtuesit e opozitës. Të merren me ata që marrin pronën private e publike, duke shkelur kushtetutën e ligjet. Të merren me ata që kushtetutën e grisin e s’respektojnë mandatin e opozitës”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë