Politike

Opozita protestë para Bashkisë së Tiranës, Këlliçi: Do t’i shkojmë deri në fund, derisa të dalin përgjegjësit

Nga Gazeta Si - Opozita ka zhvilluar protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës.

Belind Këlliçi, në fjalën e tij paralajmëroi se protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës do të vazhdojë. Ai u shpreh se PD është e vendosur që dosjes 5D dhe inceneratorit të Tiranës t’i shkojë deri në fund, derisa të dalin përgjegjësit.

Sipas tij, beteja nuk bëhet për Partinë Demokratike, por për qytetarët.

“Ne këtu do jemi, do vazhdojmë të flasim për këto të vërteta që i di çdo qytetar. Kjo protestë që është rekord, do vijojë sërish. Të enjten tjetër do jemi sërish për të protestuar kundër një hajduti të paprecedente. Personi që ka shembur reformën në drejtësi. Përpos tentativave për të mbyllur këtë protestë, ne do vijojmë këtë betejë. Erion Veliaj do shkosh para drejtësisë, do apo nuk do ti. Një thirrje për prokurorët  e SPAK: Këtyre dy dosjeve, inceneratorit të Tiranës dhe dosjes 5D PD do ti shkojmë deri në fund. Do marrë pjesë së palë në çdo seancë, do ketë përfaqësuesit e vet në çdo seancë dhe pa dalë përgjegjësia e të gjithë personave që kanë firmosur për këto dy afera PD nuk tërhiqet”, tha ndër të tjera Belind Këlliçi.

Njësoj si në protestat e fundit, qytetarët edhe në këtë protestë hoqën dorë nga trazirat dhe tensionet me policinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë