Politike

Opozita pret me protesta Ramën në Londër, masa të larta sigurie

Para takimit të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e diasporës në Londër, përfaqësuesit e opozitës kanë thirrur një protestë para sallës Copper Box. Para sallës vihet re një prani e madhe e forcave të policisë në Londër.

“Ju që rrini në radhë për të takuar kriminelin Rama, nuk jeni shqiptarë. Shqiptarët e vërtetë janë këtu që protestojnë kundër një narkoregjimi. Hajdeni këtu, bashkohuni me shqiptarët!” Janë disa nga thirrjet e shqiptarëve opozitarë ndaj qeverisë Rama në protestën e organizuar në Londër pak para takimit të kryeministri Edi Rama me diasporën, teksa u bëjnë thirrje edhe pjesëmarrësve në takimin me kreun e qeverisë që t’i bashkohen protestës.

Me pankarta në duar dhe nën masa të rrepta sigurie opozitarët po protestojnë para sallës ku pritet të mbahet takimi i kreut të qeverisë me shqiptarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë