Nga Gazeta ‘Si’- Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që po zhvillohet aktualisht në Kuvend, ligjvënësit nga radhët e opozitës kanë kërkuar që gjyqtari Astrit Kalaja, i cili u vra në sallën e gjyqit dy ditë më parë, të shpallet Dëshmor i Atdheut.
Deputetët opozitarë kanë kërkuar që institucionet shtetërore të nisin menjëherë proceduat për këtë.
Sipas opozitës, është detyrë institucionale dhe morale që shteti të njohë kontributin e tij.
Sakaq, Policia e Tiranës ka përmbyllur hetimet për vrasjen e ndodhur në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Policia bën me dije se gjyqtari Astrit Kalaja u vra rreth orës 15:35, nga Elvis Shkambi, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes.
Si bashkëpunëtor i autorit është arrestuar xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, i cili ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit dhe nuk ka kryer asnjë veprim për të ndalur nipin.
Po ashtu në pranga ka përfunduar roja i Gjykatës së Apelit, Banush Koxhaj. Sipas policisë kamerat e sigurisë tregojnë se 63-vjeçari nuk ka kryer kontrollin përkatës, edhe pse skaneri ka konstatuar në momentin që Elvis Shkambi hyn në gjykatë, prezencën e objekteve metalike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




