Politike

Opozita kërkesë Begajt: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore! Antikushtetues

Nga Gazeta ‘Si’- Deputetët e opozitës i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare Presidentit Begaj, që të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për barazinë gjinore.

Sipas deputetëve të opozitës, ligji bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë.

Ata shkruajnë se Begaj është përballë një prove historike: “A do të mbrojë parimet e Kushtetutës, të arsyes dhe të lirisë, apo do të dorëzohet para imponimit të ideologjisë? A do të qëndrojë në themelin e së drejtës, apo do të rrëshqisi në autoritarizëm ideologjik të paketuar si “tolerancë”?

Ndaj, ata i kërkojnë Begajt që të ndjekë këshillat e komuniteteve fetare për të ruajtur traditën shqiptare pasi sipas opozitës, asnjë rregull në shoqrinë tonë nuk mund të imponohet në kundërshti me përfaqësuesit e komuniteteve fetare.

Kujtojmë se ligji për Barazinë Gjinore u miratua në Kuvend të enjten e kaluar me 77 votat e mazhorancës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë