Opozita e re parlamentare ka paraqitur si argumente ndaj mazhorancës konkluzionet e raportit të Komisionit të Venecias nëse presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën ose jo me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, si dhe ka kërkuar që vendimi i Parlamentit të mos merret pa u Nënkryetari i Komisionit Hetimor, deputeti i opozitës, Alban Zeneli pas publikimit të palëve politike të lënë pas interpretimet e ndryshme në interes të palëve dhe të dëshmojnë maturi demokratike dhe institucionale.
“Është me rëndësi jetike për mënyrën sesi duhet të funksionojnë në demokraci institucionet dhe zhvillohen proceset që ne të mos biem pre e lojës së zakonshme politike e partiake të interpretimeve sipas anës që na pëlqen. Kërkohet nga ne që të bëjmë e dëshmojmë maturi demokratike dhe institucionale. Kuvendi i Shqipërisë ka mandatuar një Komision Hetimor për Çështjen e Presidentit të Republikës dhe askush nuk duhet të ndërhyjë në punën e këtij Komisioni Hetimor”, shkruan Zeneli.
Ai bëri thirrje palëve që ndalojnë me retorikën mes tyre, pasi procedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës, janë një çështje tejet serioze për një shtet serioz anëtar të NATO dhe aspirant për Anëtarësim në BE. Më tej ai garanton qytetarët se puna e Komisionit dhe i gjithë procesi do të jenë të pandikueshme politikisht, të pastra dhe me integritet të plotë.
“Nuk mund të lejojmë politikën e ditës dhe interesat e ngushta të partive dhe palëve që me retorika boshe, të panevojshme dhe interpretime partizane, të bëjnë pis apo dëmtojnë procesin në zhvillim. Si nënkryetar i Komisionit Hetimor dua të siguroj çdo shqiptar dhe partnerët tanë ndërkombëtar se puna e këtij Komisioni dhe i gjithë procesi do të jenë të pandikueshme politikisht, të pastra dhe me integritet të plotë. Integriteti i punës së Komisionit Hetimor ka rëndësi shumë më të madhe se përfundimet e tij në fund të mandatit të tij. Ta mbrojmë me gjithë fuqinë tonë integritetin e punës së Komisionit Hetimor”, theksoi Zeneli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




