Arlind Çaçani është kandidati i listës shumemërore të PD-së në qarkun e Korçës, i cili pritet të marrë mandatin e deputetit.
Sipas burimeve pranë KQZ-së, Çaçani ka dorëzuar sot formularin e Dekriminalizimit pranë këtij institucioni duke marrë mandatin e deputetit. Ai është kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike për Ersekën. Dy ditë më parë, KQZ-ja mori vendimin për dhënien e mandatit të një tjetër kandidati të PD-së, Korab Lita, kandidati i PD-së në listën shumemërore për qarkun e Tiranës.
Gjithashtu disa ditë më parë edhe Halil Jakimi, kandidat ne qarkun Dibër i PD ka dorëzuar formularin e dekriminalizmit në KQZ duke shprehur vullnetin për të pranuar mandatin e deputetit.
Pas këtyre rrjedhjeve, numri i deputetëve të PD-së shkon në 11të tillë. Gjithsej Parlamenti do të jetë me 102 deputetë.
Tre nga opozita nuk u dogjën që në fillim:
Lefter Koka
Myslim Murrizi
Rudina Hajdari
Janë betuar 17
Ylli Shehu
Aurora Mara
Enver Roshi
Edmond Rrushi
Lefter Maliqi
Alban Zeneli
Ligoraq Karamelo
Majlinda Halilaj
Ediola Braha
Edlira Hyseni
Elda Hoti
Ralf Gjoni
Nimet Musaj
Enada Koçiraj
Arben Elezi
Adriatik Alimadhi
Ambra Borova
Pritet të betohet
Korab Lita
Pritet të marrin mandatin
Halil Jakimi
Arlind Çaçani
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




