Politike

Opozita e ka bojkotuar, Mediu: Pse vendosa të marr pjesë tek komisioni për Dezinformimin

Prezenca e opozitës në Komisionin e Dezinformimit është një domosdoshmëri, pasi puna e tij synon trajtimin e sfidave të sigurisë kombëtare. 

Nisur nga ky parim, kreu i republikanëve Fatmir Mediu sqaron pjesëmarrjen e tij në komision ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës që e deri më tash e bojkotuar.

“Përsa i përket pjesëmarrjes sime në komisionin e dizinformimit, në këndvështrimin e zhvillimeve në rajon, Shqipëria dhe vendet e rajonit janë nën sulmet hibrite të Kinës, Rusisë dhe Iranit, dhe mendoj që ky nuk duhet të jetë një domein i analizës vetëm i ekzekutivit, por edhe Kuvendit e parlamentit. E në këtë kuptim, kam marr pjesë dhe besoj që është interesi i shqiptarëve, Shqipërisë dhe i partnerëve tanë për të koordinuar veprimtarinë në këtë çështje. Madje Irani ka nisur të paguajë grupe kriminale për ndikimin në rajon Ne kemi nevojë që të angazhohemi në cështjet e sigurisë. Për dizinformimin, per sulmet nga aktorë të tretë, është e domosdoshme (pjesëmarrja)”, është shprehur Mediu. Përbërja  e Komisionit të Dezinformimit u miratua të enjten e kaluar në seancë.

Deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen deputetët e PS-së dhe i vetmi nga opozita, Fatmir Mediu.  Pjesa tjetër e opozitës e ka bojkotuar deri më tash me argumentin se komisioni do te perdoret për qëllime te tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë