Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim rreth protestës së thirrur nga opozita pasditen e kësaj të shtune.
Në reagimin e tij, kreu i qeverisë thotë se protesta e sotme është “frymëzim nga broçkullat e një të arratisuri nga drejtësia, për korrupsion e fshehje pasurie”, duke nënkuptuar kështu deklaratat e bëra së fundmi nga ish-numri dy i qeverisë së tij, tashmë në arrati, Arben Ahmetaj.
Sot bufi stërplak i kënetës opozitare dilka bashkë me kënetën e tij në protestë dhe frymëzimi i protestës qenkan broçkullat e një të arratisuri në kërkim nga drejtësia për korrupsion e fshehje pasurie🤡🤮
— Edi Rama (@ediramaal) February 8, 2025
Duhet përshëndetur kjo protestë, sepse është një pasqyrë e qartë sa s’ka…
Rama shprehet me ironi se protesta e opozitës duhet përshëndetur pasi, sipas tij, është një pasqyrë e qartë që tregon se Partia Demokratike, siç shprehet ai, nuk mund të jetë alternativë në zgjedhjet e 11 majit.
Sipas kreut të qeverisë, PD do të mund të rilindë vetëm nëse lë pas liderin e saj, Sali Berishën.
Kujtojmë se ky është reagimi i parë i kryeministrit rreth protestave të opozitës pasi prej shumë kohësh kishte zgjedhur të mos i komentonte.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




