Nga Gazeta ‘SI’- PD dhe Partia e Lirisë i janë drejtuar sot (5 mars) Gjykatës Kushtetuese me kërkesën që të bëjë deklarimin si të papajtueshëm të vendimit të 30 Janarit 2025 në Parlament, për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese nga Kuvendi për mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj.
Kjo padi e mazhorancës, vjen pas opinionit të Komisionit të Venecias, e cila në dhjetor të këtij viti u shpreh se në rast se Kuvendi voton kundër, deputetët kanë të drejtën që të vënë vetë në lëvizje Gjykatën nëse kanë të paktën 1\5 e firmave.
Në Janar të këtij viti, Këshilli i Mandateve i rekomandoi parlamentit votimin për t’a dërguar në Kushtetuese Vullnet Sinajn, por me 73 vota kundër, kërkesa nuk u miratua. Opozita kërkon heqjen e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, duke e akuzuar se përmes bizneseve të tij ka përfituar 36 mijë euro nga buxheti i shtetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




