Nga Gazeta ‘Si’- Një ditë pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili tha se Komisioni për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale është një iluzion, Grupi Parlamentar i PS ka marrë vendimin për të vazhduar punën.
Porosia e Ramës është dhënë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist që po zhvillohet këtë të hënë në kryesinë e Kuvendit.
Deputetëve u është dhënë argumenti se mazhoranca duhet të zbatojë agjendën që ka Shqipëria në raport me procesin e integrimit europian dhe nuk ka asnjë minutë për të humbur.
Gjithashtu mësohet se Rama ka bërë të qartë se deputetët e PS duhet të jenë aktiv, sidomos në zonat ku janë zgjedhur. Ai i ka porositur ata se duhet të jenë në takime me elektoratin.
Në mbledhjen e të hënës mori pjesë Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, e rikthyer së fundmi në detyrë pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese që pezullonte masën e sigurisë dhënë ndaj saj “pezullim nga detyra”, nga Gjykata e Posaçme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




