Politike

Opozita bllokon makinën e Spiropalit, Noka ‘kontrollon’ mjetin: Nuk është brenda, ka hyrë nga mbrapa

Nga Gazeta 'Si'-Deputetët e opozitës rrethuan makinën e kryetares së Parlamentit, Elisa Spiropali, e cila erdhi për t'u futur në seancë.

Flamur Noka qëndroi pranë makinës dhe për pasojë pak minuta më vonë, mjeti u largua.

Ndërkohë, Noka pretendoi se Elisa Spiropali nuk ndodhej në makinë dhe se kishte hyrë nga dera e pasme.

“Po të ishin përfaqësues të popullit do hynin dinjitozë, jo si minjtë. U ka hyrë frika në palcë. Një aksion mori opozita janë fshehur si minjtë”, tha Noka.

Kujtojmë që deputetët e opozitës kanë deklaruar se nuk do lejojnë zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit, kjo si shenjë protestë për burgosjen e Ervin Salianjit.

Ndërkohë ditën e djeshme, Sekretari i Etikës përjashtoi 24 deputetë të PD, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati me 60 ditë, Edi Paloka me 10 ditë, ndërsa 20 deputetë të tjerë me nga  40 ditë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë