Politike

Opinioni paraprak, Komisioni i Venecias pro zgjatjes së mandatit të afatit të Vettingut

Ekspertët e Komisionit të Venecias nuk kanë gjetur asnjë pengesë ligjore në kërkesën e socialistëve për të shtyrë edhe me dy vjet mandatin e komisioneve të Vettingut.

Në draftin paraprak që ky komision i ka nisur Kuvendit të Shqipërisë, thotë se kërkesa e tyre është në përputhje me standardet për të cilat ata kanë dhënë opinion e tyre lidhur me këtë ligj 4 vite më parë.

Ekspertët mendojnë se duke ia kaluar KLP-së dhe KLGJ-së këtë process, atëherë vonesat do të ishin edhe me të mëdha, ndaj lënia e tij në duart e komisioneve të Vetting-ut edhe për 2 vite është e pranueshme si kërkesë.

Raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias do të publikohet në 10-11 dhjetor, kur do të mblidhet dhe ky komision.

Ishte Partia Socialiste, ajo që i kërkoi Komisionit të Venecias opinion për zgjatjen e organeve të Vetingut, ndërkohë që një nismë të tillë e mbështet edhe ambasada amerikane dhe ambasada e BE-së.

Edhe ONM ishte pro zgjatjes së mandatit të organeve të Vettingut. Socialistët kërkojnë që puna të vazhdojë deri në dhjetor të vitit 2024, për faktin se gjysma e trupës se gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk kanë kaluar ende në Vetting.

Për të zgjatur  afatet e organeve të Vetting-ut duhet të bëhen ndryshimet në Kushtetutë dhe për këtë duhen votat e PD-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë