Politike

Opinioni i Komisionit të Venecias/ Opozita kërkon diskutimin të enjten në seancë

Nga Gazeta ‘Si’ - Një ditë pas publikimit të Opinionit të Venecias, mazhoranca dhe opozita u përplasën sërish për mandatin e Olta Xhaçkës.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve, e pranishme nga opozita ishte vetëm Ina Zhupa, e cila kërkoi që në seancën e së enjtes, të diskutohet mandati i Olta Xhaçkës, për të cilën mazhoranca thotë se Opinioni i Venecias është i qartë dhe asnjë deputet nuk mund të detyrohet të votojë në mënyrë të caktuar.

Pas mbledhjes, Zhupa nuk përjashtoi mundësinë për ta rivënë edhe një herë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, që të jetë kjo e fundit ajo që do të shqyrtojë çështjen në themel.

Ndërkohë, Konferenca e Kryetarëve vendosi që dy salla në kuvendin e Shqipërisë do të mbajnë emrat e ish-kryeministrit Bashkim Fino dhe ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani.

Gjithashtu, Konferenca e Kryetarëve rrëzoi edhe kërkesën që mbante firmën e Enkelejt Alibeajt për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për hartimin e reformës “Pakti për fëmijët”, pas vrasjes së 14 vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë